Edhe Rexhep Selimi mbetet në paraburgim, Apeli i Speciales ia rrëzon ankesën
Pas Jakup Krasniqit, në paraburgim në Hagë do të mbetet edhe Rexhep Selimi.
Kjo pasi Gjykata e Apelit ia ka refuzuar ankesën rreth lirimit nga paraburgimi, raporton Nacionale.
Lajmi është bërë i ditur në faqen e Gjykatës Speciale.
Sipas vendimit, gjyqtari në shkallën e parë nuk ka gabuar, kur ka evidentuar rrezikun e ikjes, ndikimin në dëshmitarë e shkatërrimin e provave, si arsye që Selimi të mos lirohet me kusht.