Edhe pse ishte në remont, Blloku B2 po prodhon më pak rrymë - NACIONALE

Edhe pse ishte në remont, Blloku B2 po prodhon më pak rrymë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Edhe pse është kthyer nga remonti para një jave, Blloku B2 i Korporates Energjitke të Kosovës (KEK), nuk po prodhon energji elektrike me krejt kapacitetin.

Siç kishte raportuar Nacionale, Blloku B2 po prodhon më pak rrymë pas remontit

Nacionale mëson se Blloku B2 po prodhon veç 200 MWh energjie elektrike në ditë dhe jo 260 MWh ashtu siç prodhonte.

Nacionale ka adresuar pyetje në drejtim të KEK-ut për këtë çështje, mirëpo deri në publikimin e këtij shkrimi nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërkohë, aktualisht Blloku A3 është jashtë funksionit.

Kujtojmë se sot ministrja e Ekomomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se do ta vizitojë Termocentralin Kosova A.

Për të mos harruar, Qeveria Kurti ka paralajmëruar dimër të vështirë sa i përket situatës me energji dhe ka kërkuar nga qytetarët që të kursejnë rrymën.

Lajme të ngjashme