Edhe portali i Ramabajës që u financua nga Kurti e përkthen si “kapërcim” termin problematik të Propozimit Evropian
Portali i Sadri Ramabajës që u financua me 5-6 mijë euro nga Zyra e Kryeministrit nuk ka postuar asgjë prej datës 3 mars të këtij viti, por megjithatë në njërin ka ndarë tekstin e Propozimit Evropian.
Uebfaqja “Instituti Shqiptar për Gjeopolitikë” vazhdon të jetë aktive në mënyrë të çuditshme. Aktivizimet e saj janë sporadike, ndërkohë që të dhënat mbi të vazhdojnë të mungojnë.
Ky portal e ka publikuar tekstin e Propozimit Evropian që e publikoi Bashkimi Evropian plot gjashtë ditë me vonesë.
Ashtu siç është raportuar edhe nga mediet tjera, togfjalëshin “to overcome the legacy of the past” e përkthen si “për të kapërcyer trashëgiminë e së kaluarës”;
Kujtojmë se Kurti e kishte kontestuar një kuptim të tillë të këtyre fjalëve, duke dhënë edhe versionin gjermanisht.
