Edhe Policia e Kosovës paralajmëron veprime sindikale në rast se nuk zbatohen kërkesat - NACIONALE

Edhe Policia e Kosovës paralajmëron veprime sindikale në rast se nuk zbatohen kërkesat

2 javë më parë

nga NACIONALE

Nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, punonjësit e policisë kërcënojnë se do të ndërmarrin veprime sindikale.

Imer Zeqiri, kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, ka paralajmëruar se do të ketë veprime sindikale nëse nuk plotësohen kërkesat.

"Si çdo sindikatë edhe ne nëse na detyrojnë me marrë hapa sindikalë do ta bëjmë këtë. Por, aktualisht i kemi shpallur Qeverisë dialog. Dhashtë Zoti të mos na shtyjnë në atë fazë që edhe ne si sindikatë të kalojmë në radikalizëm. Duhet të veprojmë sido që të jetë, nëse jo me mirëkuptim atëherë me veprime sindikale”, tha Zeqiri për KosovaPress.

Zeqiri ka thënë se policët e Kosovës janë të vetmit në botë që nuk kanë sigurim shëndetësor.

“Nuk është e papërballueshme për Qeverinë që t’i bëjë zyrtarët policorë me sigurim shëndetësorë. Është shumë afro 4-5 milionë euro në vit. Do të ishte nder për Policinë dhe nevojë e jashtëzakonshme, por nder edhe për Qeverinë që t’i bëjë sigurimet shëndetësore për policët pas 23 vjetëve”, ka thënë Zeqiri.

Lajme të ngjashme