Edhe një rast i dhunumit të një të miture raportohet në Kosovë
Në Kosovë janë shpeshtuar rastet e dhunimeve seksuale. Në të shumtën e rasteve viktimat jane femrat.
Si rrjedhojë një rast i dhunimit është raportuar të ketë ndodhur në Viti.
Viktima femër, e mitur ka raportuar dje se gjersa ishte në vizitë te motra e saj, është dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull.
Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti është duke u hetuar.
Rasti sipas policisë ka ndodhur në Viti në tetorin e këtij viti.
“Viti, tetor-2022 Viktima femër kosovare (e mitur) me 23.11.2022 ka raportuar se gjersa ishte në vizitë te motra e saj, është dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti është duke u hetuar”, deklarojnë nga policia