Edhe më siklet: Bajqinovci u kërkoi simpatizantëve që ta shpërndajnë videon nga Ujmani
Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, dje u lajmërua me një video me dy fjali nga Ujmani. Këto dy fjali, të lexuara në mënyrë pak dramatike për 15 sekonda, morën goxha shikime në profilin zyrtar të Bajqinovcit.
Një nga arsyet e këtyre shikimeve mund të lidhet me një kërkesë që Bajqinovci e shtroi në grupin e tij në “Whatsapp”.
Në grupin e tij, Bajqinovci u kërkoi anëtarëve që ta shpërndajnë vdeon.
“Miq te dashur, ju pershendes nga ish- Villa e Radojiçiqit. Shperndajeni po patet mundesi. Respekt!” – ka shkruar Bajqninovci.

Sjellim ndër mend që në qoshen e videos shihet se videoja është bërë me aplikacionin “Telepromter.com”, që është një aplikacion për të lexuar tekstin ose skriptin e parashkruar.