Edhe Kryeministri Kurti do ta takojë presidentin e Maltës - NACIONALE

Edhe Kryeministri Kurti do ta takojë presidentin e Maltës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas Presidentës së Kosovës, Vjosa Osmanit, edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do ta takojë presidentin e Republikës së Maltës, George Vella.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës takimi do të bëhët në ndërtesën e Qeverisë në ora 17:45.

“Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit dhe në oborrin e ndërtesës së Qeverisë”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Njoftimi i plotë:

Agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës e datës 23.10.2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim presidentin e Republikës së Maltës, George Vella.

Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit dhe në oborrin e ndërtesës së Qeverisë.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë

KOHA: 17:45

Lajme të ngjashme