Edhe Halimi njejtë si Hykmete Bajrami: Qeveria Kurti ka thyer rekorde për qeverisje të dobët - NACIONALE

Edhe Halimi njejtë si Hykmete Bajrami: Qeveria Kurti ka thyer rekorde për qeverisje të dobët

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se Qeveria Kurti ka thyer rekorde vetëm për qeverisje të dobët.

Edhe Halimi njejtë si kolegia e saj nga partia, Hykmete Bajrami, ka listuar dështimet e qeverisë Kurti.

Ajo ka përmendur krizën energjetike, inflacionin, imvestimet kapitale, ikjen e qytetarëve si dhe sulmet ndaj mediave, si rekorde të Qeverisë Kurti.

Shkrimi i saj:

Kjo qeveri vërtetë mund t'i ketë thyer disa rekorde, mirëpo të gjitha për qeverisje të dobët. Për herë të parë si shtet, sivjet kemi pasur inflacion 20% në produkte bazike. Edhe në energji, rekorde sa të duash: zero inciativa për të ndërtuar kapacitete prodhuese, zero kontrata për furnizim afatgjatë me rrymë; për të kulmuar me rekordin kryesor - terrin në verë. As investimet kapitale nuk i shpëtuan "thyerjes së rekordeve" - veç 9% shpenzim, pra 91% teprim të mjeteve. Ka pasur edhe rekorde të llojeve të tjera, si sulme të parreshtura ndaj mediave, e së fundmi edhe ndaj sindikatave. Kemi një kryeministër që e ka humbur kontaktin me bazën, me qytetarët; dhe bashkë me oborrtarët e tij po fluturojnë në retë e delirit të sukseseve imagjinare, teksa gjendja në terren është krejt tjetërfare. Kemi qytetarë që duan veç të ikin - të gjithë pa përjashtim, ngase nuk përballojnë jetesën e çdoditshme, pasi shteti i tyre i ka braktisur në plotni.

Lajme të ngjashme