Edhe doktori i QKUK-së përfshihet në debatin për shaminë
Në debatin për çështjen e shamisë në Kosovë, u përfshi edhe mjeku i QKUK-së. Specialisti, dr, Florin Zejnullhu, ka theksuar se është pro ruajtjes së traditës së familjeve shqiptare.
“Pra, shamia dhe hoxha e xhamia, nuk mund të jenë temë para traditës dhe kulturës familjare që me shekuj trashëguam nga të parët tanë me fanatizëm”, ka deklaruar Zejnullahu.
Ai ka deklaruar se sipas Prof. Dr. Behxhet Canhasi në ligjëratat e Fakultetit të Mjekësisë, puberteti i femrave shqiptare ishte më i vonshmi ngase ato nuk i ishin ekspozuar “skenave dhe akteve imorale”.
“A e dini një fakt, që puberteti në trojet shqiptare, sidomos ai i femres ka qenë më i vonshmi se sa te kombet tjera- citoj Prof.Dr. Behxhet Canhasi, nga ligjëratat në FM- Puberteti i femres shqiptare ishte më i vonshmi ngase ajo nuk ishte ekspozuar, skenave dhe akteve imorale. Shikimi i temave të paduhura në televizor e gjetiu bënë që fëmijët dhe adoleshentët të deformohen në aspekt moral dhe jetësor”, ka shkruar Zejnullahu.