Edhe burri i Albulena Haxhiut godet LDK-në pas takimeve Kurti - Abdixhiku - NACIONALE

Edhe burri i Albulena Haxhiut godet LDK-në pas takimeve Kurti - Abdixhiku

1 orë më parë

nga NACIONALE

Bashkëshorti i U.D. Presidentes së vendit, Albulena Haxhiu, njëherit anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Alban Krasniqi, ka goditur opozitën vetëm një ditë para seancës konstituive të Kuvendit. Krasniqi komentoi deklaratat e Kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe anëtarëve të tjerë të kësaj partie, të cilët pas takimit me Kurtin thanë se për balancë të pushteteve, LDK duhet ta ketë postin e Presidentit.

“Qasja e opozitës për postet shpjegon arsyen pse nuk janë në pushtet.” – ka shkruar Krasniqi.

Ndërohë, PDK ka refuzuar çfarëdo posti, sepse vendimi i tyre është të mbesin në opozitë, si dhe Aleanca ka vendosur që të mos përfshihet në koalicion me VV-në, e as në bisedime. Kujtojmë se sulmet online ndaj Abdixhikut kanë vazhduar nga "grupi i Tiranës" gjatë të mërkurës.

Lajme të ngjashme