Edhe Britania e Madhe sanksionon Iranin për shkak të dronëve në Ukrainë - NACIONALE

Edhe Britania e Madhe sanksionon Iranin për shkak të dronëve në Ukrainë

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Sipas një deklarate të dhënë nga zyra e jashtme, edhe Mbretëria e Bashkuar ka vendosur sanksione ndaj tre individëe iranianë dhe një biznesi përgjegjës për furnizimin e Rusisë më dronë të përdorur për bombardimin e Ukrainës.

Kujtojmë se këtë javë, Rusia ka lëshuar dhjetëra dronë “kamikaze” në Ukrainë, duke goditur infrastrukturën energjetike dhe duke vrarë pesë persona në kryeqytetin ukrainas.

“Me furnizimin e këtyre dronëve, Irani po lufton në mënyrë aktive, duke përfituar nga sulmet e neveritshme të Rusisë ndaj qytetarëve ukrainas dhe duke shtuar vuajtjet e njerëzve dhe shkatërrimin e infrastrukturës kritike”, thuhet në një deklaratë të zyrës së jashtme të Britanisë.

Lajme të ngjashme