Edhe Baton Haxhiu largohet nga studio, shokohet Fevziu: “O Baton, kthehu”
As analisti Baton Haxhiu nuk po mund ta përballon zhurmën që po krijohet nëpër debatet e televizioneve shqiptare. Ai mbrëmë ka lëshuar studion e emisionit “Opinion”, me arsyetimin se ka shumë zhurmë.
Derisa të ftuarit e emisionin diskutonin për arrestimin e Fredi Belerit dhe tensionimin e marrëdhënieve Shqipëri-Greqi, Haxhiu në mënyrë demonstrative ka lëshuar studion.
Kur autorit i emisionit e ka pyetur se pse po largohet, Haxhi ka thënë se ka “shumë zhurmë”.
Ai nuk është kthyer pavarësisht ftesës se Fevziut.
“Do kesh punë se s’ka mundësi. O Baton ktheu, mos ik…”, dëgjohet Fevziu duke i thënë Haxhiut, i cili largohej nga studio.
Vitin e kaluar, edhe në Kosovë ka ndodhur që disa herë mysafirët të lëshojnë studiot e debateve.