Edhe AAK konfirmon pjesëmarrjen në takimin me presidenten rreth datës së zgjedhjeve
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga preidentja e vendit, Vjosa Osmani ku do të diskutohet për datën e zgjedhjeve parlamentare.
Kjo është bërë me dije nga zëdhënësi i partisë, Kushtrim Xhemaili.
“Mund të ju konfirmoj që AAK do të marrë pjesë në takimin konsultativ të thirrur nga Presidentja për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta.” – ka thënë ai për Telegrafin.
Pjesëmarrjen në takim tashmë e kanë konfirmuar edhe PDK e LDK.
Ndryshe takimi pritet të mbahet nesër në orën 14:00.