Edhe AAK del kundër draft-Statutit të Asociacionit: “Ka raport paralel me pushtetin qendror, Rezolutë 12/44 dhe arbitrazh” - NACIONALE

Edhe AAK del kundër draft-Statutit të Asociacionit: “Ka raport paralel me pushtetin qendror, Rezolutë 12/44 dhe arbitrazh”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ishin të vetmët që e kanë mbështetur thuajse pa kushte Marrëveshjen Bazë e madje e përshëndetën për “hap të mirë” pranimin e draft-Statutit të Asociacionit të Komnunave të banuara me shumicë serbe, por tash me ç’duket Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka pësuar njëfarë epifanie.

Në një takim të Kryesisë së kësaj partie që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj, bëhet e ditur se ka pasur bisedime “me tone shumë kritike” dhe “shqetësime” rreth përmbajtjes së këtij drafti e ku shprehen brengat që referencë është Rezoluta 12/44, ka arbitrazh port edhe një raport paralel të këtij institucioni me pushtetin qëndror.

Kryesia e AAK-së sot ka zhvilluar një diskutim me tone shumë kritike për draft-statutin e Asociacionit. Janë shprehur shqetësimet për përmbajtjen e tij, veçanërisht për referimin në Rezolutën 1244, komisionin e arbitrazhit, si dhe raportin paralel të Asociacionit me institucionet e pushtetit qendror. Komentet e AAK-së me vërejtjet nen për nen do të publikohen në ditët në vijim”, ka thënë AAK në një komunikatë për media.

Lajme të ngjashme