E zuri rryma duke punuar në Kukës, vdes 28 vjeçari nga Kosova - NACIONALE

E zuri rryma duke punuar në Kukës, vdes 28 vjeçari nga Kosova

4 vjet më parë

nga NACIONALE

28 vjeçari nga Kosova i cili kishte shkuar në Kukës për të punuar, ka vdekur pasi ka rënë në kontakt me rrymën, raporton A2news.

Sipas kësaj medie viktima ishte duku hapur puse në Përberg të Kukësit, e dëshmitarët kanë thënë se pasi i ndjeri ka hypur mbi makineritë ka rënë në kontakt me telat përcjellës të energjisë elektrike.

Tashmë i ndjeri ishte dërguar menjëherë me shenja jete në spitalin e Kukësit, por nuk ka arritur të shpëtojë.