E zunë policët në flagrancë: 32 vjeçari nga Prizreni përdhunoi 3 orë mërgimtaren - NACIONALE

E zunë policët në flagrancë: 32 vjeçari nga Prizreni përdhunoi 3 orë mërgimtaren

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një vajzë e moshës 25 vjeçare, po dyshohet se është keqtrajtuar seksualisht për orë të tëra nga i dyshuari GJ.K, 32 vjeçar, në Prizren.

Siç raporton Sinjali, viktima e cila erdhi nga Zvicra për pushime, dyshohet se është dhunuar dhe sulmuar në një veturë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinajlin, se ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës, e me të marrë informacionin policia janë vënë menjëherë në veprim dhe kanë kapur në flagrancë të dyshuarin.

Zyrtarët policorë, raportohet se kanë gjetur të dyshuarin duke e rrahur viktimën, e ku është abuzuar seksualisht për rreth 3 orë mbi të.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë.

Vajza është dërguar në spital për t’i bërë ekzaminimet e nevojshme mjekësore.

Lajme të ngjashme