E vrau në mënyrë mizore nënën e tij në Pejë: 25 vjet burg për të akuzuarin
Gjykata Themelore në Pejë e ka dënuar me 25 vite burgim Urim Hyseni, i cili akuzohej për vrasjen e nënës së tij në mënyrë mizore.
Shpallja e këtij aktgjykimi është bërë të hënën nga kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas aktgjykimit, në dënimin e shqiptuar të njëjtit do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 14 prill 2023, e tutje, konform neni 35 par.1 të KPRK-së.
Gjykata të akuzuarit Hyseni krahas dënimit i shqiptoi edhe masën e trajtimit të paraburgimit të detyrueshëm psikiatrik në ndalim të Institucionit të Kujdesit Shëndetësor e cila masë do të mbahet në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë.
Hyseni akuzohej për vrasjen mizore të nënës së tij.