E tmerrshme: Zëdhënësi i VV-së krejt kritikat ndaj qeverisë në vend i jep si “siklet të Beogradit”
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka i ka përkthyer krejt kritikat nga opozita dhe debatet kritike në studio televizive me “siklet që ka kapluar Beogradin” duke thënë se ato “nuk janë kritika autentike”: dmth, jo të kritikuesve, por të Beogradit.
“E gjithë kjo zhurmë që sot dëgjojmë, si në Kuvendin e Kosovës, ashtu edhe në shumë studio televizive, nuk është një kritikë autentike, por jehonë e sikletit të madh që ka kapluar Beogradin gjatë këtyre katër vjetëve”.
“Kjo jehonë e zhurmës, ndonëse e bezdisshme dhe e shoqëruar me shumë mjegull, është një manifestim tipik i thyerjes së ciklit të varësisë dhe kompromisit që përmendëm më herët. Ajo që sot duket si një infektim është në fakt beteja e fundit për shërimin e organizimit të shtetit tonë”, ka shkruar Manxhuka në një op/ed të botuar “Koha.net”.
“Kaluam nga zhurma e armëve në veri të Mitrovicës, te arma e zhurmës në Prishtinë”, ka shkruar ai.