E tmerrshme: Gruaja në Prishtinë dyshohet se u vra me sëpatë nga burri - NACIONALE

E tmerrshme: Gruaja në Prishtinë dyshohet se u vra me sëpatë nga burri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje shtesë lidhur me vrasjën që ka ndodhur sot në të cilën dyshohet se burri e ka vrarë bashkëshortën e tij.

Ata, në një prononcim për Koha.net kanë njoftuar se kanë ndaluar 70 vjeçarin me inicialet I.G i cili po dyshohet se ka vrarë gruan e tij me sëpatë.

Sot, rreth orës 04:40, në Stacionin Policor Qendra, është paraqitur personi i lartcekur, i cili dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G. (1959), me një mjet të mprehtë (sëpatë), në shtëpinë e tyre, në Rr. “Mark Isaku” në Prishtinë”, kanë thënë nga Prokuroria në njoftimin e saj.

Tutje, ata kanë thënë se prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, bashkë me njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe janë ndërmarrë veprimet hetimore, ndonëse tregojnë se në vendin e ngjkarjes është sekuestruar një sëpatë.

Prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, bashkë me njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’ rast kanë ndërmarrë veprimet hetimore, si dhe në vendin e ngjarjes është sekuestruar sëpata me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale, ndërsa me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion trupi i pa jetë”.

Në anën tjetër, Prokuroria thotë se aoma nuk dihen motivet e kësaj vrasje.

Nuk dihet motivi që çoi në vrasje.

“Aktualisht, nga hetimet fillestare nuk dihet motivi i kryerjes së këtij akti, derisa Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, si dhe në koordinim me policinë do të vazhdojë ndërmarrja e veprimeve hetimore për t’i sqaruar në plotëni rrethanat e këtij rasti” thonë tutje ata.

Ndryshe, sot rreth orës 04:40 , policia ka pranuar informatën për një trup të pa jetë në një shtëpi në rrugën "Mark Isaku" në Prishtinë.

Nacionale, mëson se është burri i dyshuari 70 vjeçar ai I cili e ka vrarë gruan e tij 63-vjeçe.

Ndërkohë sipas policisë, bazuar në hetimin preliminar si dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar vrasje e rëndë.

Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person i dyshuar:

I. G, mashkull 70 vjeç.

"Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit, është intervistuar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës, femër 63 vjeç, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion", i tha Nacionales Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.

Lajme të ngjashme