E tepron Abazi i VV-së, e krahason Zajednicën me Holokaustin: Është e njëjta mendësi raciste
Boiken Abazi, aktivist i VV-së nga Shqipëria që aktualisht është anëtar i Kryesisë së VV-së, ka shkruar një status në profilin e tij në Facebook. Në statusin ku përkujton viktimat e Holokaustit, z. Abazi ka bërë një krahasim tmerësisht të gabuar.
Gjersa shkruante për Holokaustin, ai e ka përmendur edhe Zajednicën, qysh disa aktivistë të VV-së vazhdojnë t’i referohen Asociacionit.
Ai ka thënë se e njëjta mendësi që shkaktoi Holokaustin qendron prapa Zajednicës monoetnike.
“Dhe po sot, kujtojmë gjithashtu se e njëjta qasje raciste me mendësi dhe projekte koloniale, është e mishëruar brenda projektit të "Zajednicës" monoetnike të ideuar nga regjimi fashist në Beograd që, pas luftërave gjenocidiale të viteve 1990, ende synon ekspansion kolonizues në Ballkan.” – shkroi ai.