E sulmoi motrën fizikisht, arestohet 49 vjeçarja në Leposaviq - NACIONALE

E sulmoi motrën fizikisht, arestohet 49 vjeçarja në Leposaviq

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person pasi që i njejti ka sulmuar motrën e vet. Me vendim të Prokurorit të Shtetit ajo është ndaluar për 48 orë, pasi e pranoi se sulmoi fizikisht motrën.

E plotë:

Arrestohet një(1) person në Leposaviq për veprën penale "Lëndim i rëndë trupor"

Mitrovicë Veri , 07 Mars 2025

Me datën 07.03.2025, Stacioni Policor në Leposaviq është njoftuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare (QMF) Leposaviq se një paciente me lëndime trupore (frakturë) ka kërkuar ndihmë mjekësore. Viktima pasi kishte pranuar trajtimin mjekësor ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga motra e saj.

Policia ka arritur ta lokalizoj dhe të arrestojë të dyshuarën A.R 49 vjeçare e cila është intervistuar ne prani të avokatit mbrojtës dhe e njëjta e ka pranuar se e ka sulmuar fizikisht motrën e saj.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, e dyshuara është ndaluar për 48 orë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në trajtimin e rasteve të dhunës dhe siguron qytetarët se çdo veprim i kundërligjshëm do të trajtohet me seriozitet të plotë.

Lajme të ngjashme