E sikletshme: Publikohet reagimi i Ermal Pandurit kur i thonë se është militant i VV-së, e përjeton rëndë - NACIONALE

E sikletshme: Publikohet reagimi i Ermal Pandurit kur i thonë se është militant i VV-së, e përjeton rëndë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ermal Panduri, moderator i njohur, jo rrallëherë është akuzuar për afërsi me Lëvizjen Vetëvendosje. Madje në një rast, PDK ishte “hidhëruar” aq shumë me RTV Dukagjinin e Pandurin, sa i kishte prerë të gjitha marrëdhëniet me këtë televizion, duke mos i shkuar për muaj të tërë në emision.

"Ju kemi thirrur në këtë konferencë për t’ju njoftuar që Partia Demokratike e Kosovës nga sot e ka shkëputur çdo komunikim me TV Dukagjinin..." - thuhej në komunikatën e ashpër e aspak politikisht korrekte.

E duket se Panduri e dëgjon shpesh këtë akuzë, që është një qasje për të denigruar atë dhe emisionin e tij “Debat Plus”, që mbetet ende emisioni më i shikuar dhe i popullarizuar politik në Kosovë.

Megjithatë, duket se Panduri ende nuk është mësuar me këtë mëshumje. Sipas fotografisë së botuar nga moderatorja Erza Brahushi e RTV Dukagjinit, Panduri vazhdon ta përjetojë rëndë këtë akuzë nga ana e kundërshtarëve të LVV-së.

Megjithatë, është e vështirë të vërehen qartë mimikat e z. Pandurit, pasi fytyra rrumbullake e tij është fshehur nga duart, që dikur mbanin shkopin e gjatë, por që në foto mbajnë vetëm një telefon.

Por Nacionale inkurajon Pandurin të vazhdojë me emisionin, duke injoruar komentet në Facebook. Redaksia e madhe e Nacionales i jep edhe një sugjerim moderatorit që e ka harruar tashmë shkopin. I dashur z. Panduri, ju mund ta mbyllni tërësisht profilin për komente, duke i shmangur ndërhyrjet akuzuese apo komentet e padëshiruara që mund t’ua prishin disponimin.

Gjithashtu, inkurajojmë bashkëpunëtorët e Pandurit t'i rrinë afër atij në këto momente të vështira.

Lajme të ngjashme