E sikletshme: Presidenca e kthen në personale me Ridvan Berishën, i përgjigjet në komente në Facebook
Presidenca e Kosovës, dje në një postim në Facebook, paralajmëroi një padi për shpifje ndaj gazetari Ridvan Berisha. E në statusin në Facebook, ka komentuar z. Berisha, duke i thënë presidentes Vjosa Osmani të mos nervozohet.
“Presidente Vjosa Osmani, mos u nervozo, qetesohu, nuk ben me vepru tinez kryeministrit Albin Kurti!
Me pas genjy une, se kishe marre kaq seriozisht, sakt e din qe keshtu ke vepru, kallxoj te tjera here Albinit, se t'ka sjelle n'pushtet!
Ndale urrejtjen!
Mirupafshim ne gjyq!” – shkroi.
Dhe diçka e pabesueshme ka ngjarë. Presidenca e Kosovës, po pra faqja zyrtare në Facebook, ka replikuar me z. Berishën.
“Shpifjet e nivelit të tillë ne i marrim shumë seriozisht. Përballja me ligjin është përgjigja finale.” – shkroi Presidenca.
Ndaj saj ka reaguar përsëri z. Berisha.
“Presidenca e Republikës së Kosovës Ne demokraci jemi, ku pushtetet jane te ndara e nderurar Vjosa Osmani, operoje me informacione mbi rastin. Ligjin nuk mund ta konsumoni per frikesim, e dini mire qe fare nuk perluem perpara jush megjithe pushtetin qe e keni. Qetesohuni znj presidente ju e Bekim Kupina, keshilltari grindavec i juaji. Finalen natyrisht se mezi pres ta kemi ne gjyq!” – shkroi Berisha në kundërpërgjigjen e tij.