E sikletshme: Avdullah Hotit i ndalet rryma, populli mendon se i ka vdekur dikush
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në llogarinë e tij në Facebook ka postuar një fotografi të një qiriu të ndezur duke dashur të tregoj burimin e vetëm të dritës në mes të reduktimeve me të cilat po përballet Kosova tash e një javë.
Ajo çka bie në sy, janë komentet e shumta të ngushëllimeve që i janë bërë Hotit në këtë postim.
Postimi:
Kujtojmë që të dielën e 14 gushtit KEDS-i përmes një komunikate për media njoftoi se ka marrë urdhër nga Qendra Nacionale Dispecerike e Kosovës, pjesë e KOSTT-it, që të hënën të fillojë vendosjen e kufizimeve të energjisë elektrike.