E rrahu personin dhe e publikoi ngjarjen në media sociale - arrestohet i dyshuari
Një 20-vjeçar u arrestua nën dyshimin se sulmoi një person.
F.I, 20 vjeç, u ndalua në Podujevë nën dyshimin se ka sulmuar një tjetër dhe ka postuar një video të sulmit në rrjetet sociale.
Lajmin e ka bërë të ditur Departamenti i Policisë së Kosovës.
Me vendimin e prokurorit të shtetit personit të dyshuar i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
“Sot nga njësite policore të stacionit të Podujevës, është arrestuar një person i dyshuar për veprat sulm dhe ngacmim. F. I, mashkull 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar ankuesin dhe videon e sulmit e ka publikuar në rrjete sociale. Rasti në polici është denoncuar më datën 24.10.2022”. - thuhet në njoftomin e PK-së.