"E rëndë të shohësh raste të tilla", Haradinaj ngushëllon familjen Pacolli pas aksidentit tragjik - NACIONALE

"E rëndë të shohësh raste të tilla", Haradinaj ngushëllon familjen Pacolli pas aksidentit tragjik

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të tre anëtarëve të familjes Pacolli në një aksident tragjik.

Haradinaj i shprehu ngushëllimet familjes Pacolli dhe të afërmve të tyre dhe u uroi shërim të shpejtë të mbijetuave këtij aksidenti.

"I trishtë lajmi për ndarjen tragjike nga jeta të tre anëtarëve të familjes Pacolli. E rëndë të shohësh raste të tilla ku shuhen familje e jetë njerëzish! Ngushëllime familjes Pacolli dhe gjithë atyre që i njohën. Të mbijetuarit nga ky rast i uroj shërim të shpejtë", - ka shkruar Haradinaj.

Sfond: Një veturë nga Kosova është përfshirë të shtunën në një aksident në rrugën Shkup – Bllacë në Maqedoninë e Veriut. Si pasojë e aksidentit vetura ka rënë në lumin Lepenc, ku brenda saj ishin katër persona. Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut dje ka njoftuar se një person është shpëtuar dhe është dërguar në spitalin “8 Shtatori”, ndërsa kërkimet për tre personat e tjerë kanë vazhduar.

Lajme të ngjashme