"E rëndë të shohësh disa që harrojnë se kush na mundësoi lirinë", Selimi përkujton 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s
Ish-kryediplomati i Kosovës, Petrit Selimi, ka përkujtuar afrimin e 25-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s kundër regjimit të Millosheviqit në Kosovë.
Selimi e cilësoi ndërhyrjen si një moment kyç në histori, duke ndalur gjenocidin dhe duke e çliruar Kosovën nga shtypja.
Në postimin e tij në Twitter, Selimi e quajti ndërhyrjen e NATO-s si “ndërhyrjen më të suksesshme humanitare në historinë moderne”.
Postimi:
"Në 8 ditë do të shënojmë një çerek shekulli nga ndërhyrja e NATO-s kundër regjimit të Millosheviqit që ndaloi gjenocidin dhe çliroi Kosovën. Ndërhyrja humanitare më e suksesshme në historinë moderne. Është tejet e trishtueshme të shohësh disa që harrojnë se kush na mundësoi vetë lirinë."
In 8 days we'll mark a quarter of century since NATO intervention against Milosevic regime which stopped unfolding genocide & liberated Kosovo. The most successful humanitarian intervention in modern history. It's quite sad to see some forgetting who enabled our very freedom 🇺🇸🇽🇰 pic.twitter.com/djMdXu6hg2
— Petrit Selimi (@Petrit) March 16, 2024