E quajti masakrën e Reçakut trilliim, ish-deputeti i Listës Serbe deklarohet i pafajshëm - NACIONALE

E quajti masakrën e Reçakut trilliim, ish-deputeti i Listës Serbe deklarohet i pafajshëm

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-deputeti i Listës Serbe, Ivan Todosijeviq, ka dalur sërish para gjykatës në lidhje me deklaratat e tij se masakra e Reçakut është trillium.

Ai ishte dënuar me 2 vjet burgim, por Gjykata Supreme e ktheu rastin në rigjykim.

Në seancën e sotme, Todosijeviq ka thënë se është i pafajshëm.

Këtë deklarim, i akuzuari Todosijeviq e bëri në seancën e së premtes pasi aktakuza u konsiderua e lexuar, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ndryshe, mbrojtësi i Ivan Todosijeviq kishte kërkuar përjashtimin e trupit gjykues nga trajtimi i çështjes penale, përjashtimin e kryetares së Gjykatës Themelore në Prishtinë, përjashtimin e u.d kryetarit të Gjykatës së Apelit të Kosovës nga vendosja për kërkesën e tyre, si dhe ndërrimin e kompetencës së gjykatës, mirëpo të gjitha këto kërkesa ishin refuzuar.

Kërkesat e lartpërmendura, mbrojtja e Todosijeviqit i kishte paraqitur në seancën e 11 shkurtit, në të cilën pritej të nis rigjykimi ndaj tij.

Ndryshe, Kolegji i Gjykatës Supreme, vitin e kaluar e kishte kthyer në rigjykim këtë rast, ku Todosijeviq ishte dënuar me dy vite burgim nga gjykata e shkallës së parë, vendim të cilin e kishte konfirmuar edhe Gjykata e Apelit.

Lajme të ngjashme