“E pyeta GPT-në, por e kam ditë në klasë të 7’të”: Rrapllohet keq Gjinovci për të kritikuar/fyer gazetarin e Nacionales - NACIONALE

“E pyeta GPT-në, por e kam ditë në klasë të 7’të”: Rrapllohet keq Gjinovci për të kritikuar/fyer gazetarin e Nacionales

1 vit më parë

nga NACIONALE

Konduksioni semantikisht ka kuptimin e “përçimit” – p.sh konduktorët e rrymës: i.e, përçuesit e rrymës, ose bartësit, që lejojnë rrjedhën e...rrymës.

Shembull: Bakri është konduktor/përçues i mirë i rrymës...

Por, kjo fjalë – kaq elementare – del të ketë qenë e panjohur për drejtuesin e një organizate për rritje të cilësisë në arsim, Rron Gjinovcit.

Gazetari i Nacionales, Arbër Ramadani, e përdori shprehjen për personin në fjalë “se nuk ka konduksion” për të lexuar kurrikulën kontraverze për edukatë seksuale në shkolla fillore.

P.sh në psikologji mendore “konduksioni” i referohet aftësive dhe proceseve të transmetimit, bartjes (pra, përçimit/konduksionit) së informacionit mes zonave të trunit.

Gjinovci pandeh se gazetari e ka ngatërruar fjalën me “kondicion”: për të cilën e konsultoi Chat GPT-në për të shpjeguar dallim me konduksion.

Por, në fund të fundit, gjuha është konsensus: konduksioni është kondicion për të konduktuar...jo?

Për më tepër kondicioni - që kuptimin Gjinovci ia kërkoi prej anglishtes - nuk është fjalë shqipe; ndërsa në anglisht mund të marrë një mori kuptimesh – nëse heqim dorë nga të kuptuarit e gjuhës si konsensus.

Sipas të njëjtës logjikë: fjala simpati do të kishte kuptimin e “pëlqimit” në shqip, ndërsa në anglisht “sympathy” si “dhembshuri”.

Lëmi e rëndë për Rron Gjinovcit.

Megjithatë....

Lexojeni tentimin mosvet të Rron Gjinovcit për të artikuluar kritikë:

Mora me kqyrë nji video ku ma kishin bo tag, të nji "gazetari" (kësaj radhe pa gell) nga gazeta Provinciale, i cili tha diçka si "rronë gjinovcët dhe shkëlzen gashët" edhe vazhdoi "ju nuk keni KONDUKSION me i lexu as m'i kuptu..."

E nala meniher. Qysh me i ngu argumentat e nji çuni t'lodhtë, të paparaqitshëm, të pakulturum e të mosdijshëm saqë nuk e dinte dallimin mes kondicion dhe konduksion.

E pyta ChatGPT në shqip dhe paramendoni, ajo po e dike, e gazetari pa gell, dhe redaksia që ia kanë aprovu videon, ku pa-gelli thoshte KONDUKSION në vend të kondicion, të gjithë këta bashkë, nuk e dijnë.

KONDUKSIONI është procesi i transferimit të nxehtësisë përmes një materiali ose trupi përmes kontaktit të drejtpërdrejtë të molekulave, pa ndonjë lëvizje të dukshme të materialit. Ky proces ndodh kryesisht në trupat e ngurtë, ku molekulat transmetojnë energjinë e tyre termike nga një molekulë te tjetra përmes dridhjeve.

KONDICIONI i referohet gjendjes fizike të trupit të një personi, zakonisht në lidhje me shëndetin, forcën, qëndrueshmërinë dhe aftësinë për t’u përballur me aktivitete fizike. Një trup në kondicion të mirë është zakonisht i shëndetshëm, i fortë dhe i qëndrueshëm, i aftë për të përballuar lodhjen dhe sfidat fizike pa u lodhur lehtë.

Unë qito i kom mësu në klasë të 7-të, e pa-gelli si "gazetar" që merr guxim me folë për arsimin dhe me majt ders si hoxha n'katun, nuk e din, e kësisoj e tregon analfabetizmin e tij dhe të redaksisë Provinciale

Lajme të ngjashme