“E patë atmosferën në listën Guxo”: Kusari – Lila thotë se Kica - Xhelili s’ka dhënë indikacion që do të largohet - NACIONALE

“E patë atmosferën në listën Guxo”: Kusari – Lila thotë se Kica - Xhelili s’ka dhënë indikacion që do të largohet

4 javë më parë

nga NACIONALE

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila ka deklaruar se deputetja Doarsa Kica – Xhelili nuk ka konfirmuar ende largimin nga partia.

Pavarësisht raportimeve në media, Kusari – Lila ka deklaruar se deri tani nuk ka pasur indikacion për largimin e deputetes në fjalë nga grupi parlamentar dhe kalimin në LDK.

“Zonja Kica nuk ka konfirmuar asgjë në Grupin Parlamentar, nuk ka dhënë asnjë indikacion te ne nëse largohet. Ndërsa mund të them se në parimin e përgjithshëm ne të gjithë kemi fituar zgjedhjet e 14 shkurtit bashkarish mbi premisat e një programi, e cila është e kundërta e asaj çka përfaqësojnë partitë opozitare. Gjegjësisht, elektorati ka folur dhe ka dënuar me votë sjelljen e partive opozitare në raport me qeverinë Kurti 1. Prandaj po besoj që është një përgjigje në vete, ajo votë që kemi marrë”, ka deklaruar Kusari Lila.

Mes tjerash, Kusari – Lila ka mohuar të ketë pakënaqësi te deputetët e listës “Guxo”.

“Jo absolut, ju patë vetë atmosferën dhe pritjen në Kuvendin e Listës Guxo dhe deputetët janë pjesë e Grupit Parlamentar me një aktivitet të shkëlqyer deri më tani”, u shpreh Kusari-Lila.

Lajme të ngjashme