E paqartë: Tomë Gashi e citon Ibrahim Rugovën, s'kuptohet çka dëshiron të thotë
Avokati, Tomë Gashi në storjen e tij në Facebook ka publikuar një fotografi të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Shkrimi në atë fotografi ishte ‘Dikur duhej të ruheshim nga Serbia. Tash duhet të ruhemi nga dreqërit tanë’, e ndërkohë përshkrimi i avokatit Gashi ishte i paqartë.
Gazetarja nuk ka arritur të kuptojë se cila ishte në të vërtetë pyetja e avokatit Gashi pasi përveç gabimeve drejtshkrimore që kishte në një fjali me më pak se dhjetë fjalë, kishte edhe pakuptimësi.
‘President ma nuk po dihet janë tanët !’ ka shkruar Gashi.
Shpresojmë që z. Gashi të publikojë edhe njëherë dhe të sqarojë atë që ka dashur në të vërtetë ta thoshte.
