E papranueshme: Një grup nga Drenica ndalon studentët që të vizitojnë Prekazin, Policia e Kosovës 'këqyr seri' - NACIONALE

E papranueshme: Një grup nga Drenica ndalon studentët që të vizitojnë Prekazin, Policia e Kosovës 'këqyr seri'

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Grupi Shqiponjat e Zeza- Drenica, kanë dhënë detaje rreth ndalimit që jua bëri një grupt të studentëve, nga Universiteti Veror i Prishtinës, për të vizituar Prekazin.

Sipas këtij grupi në momentin kur ka arritur autobusi ka pasur dyshime se nga cilat vende vijnë këta studentë. Natyrisht, ideja e tyre është që studentët të cilët janë nga Serbia të mos lejohen. Por, në bazë të ligjeve në fuqi ata nuk kanë asnjë të drejtë që të ndalojnë qytetarët - pavarësisht etnisë - që të qarkullojnë në rrugët e Kosovës.

Por, të njëjtit në koordinim me policinë e Kosovës, duke e parë se kishte studentë nga vendet që nuk e njohin Kosovën dhe mund të bëheshin provokime, vendosën që të anulojnë këtë vizitë.

“Gjatë identifikimit të studentëve pamë që kishte nga vendet e ndryshme që kishin ardhur dhe nuk hezitonin të tregonin letërnjoftimat e tyre, por gjatë kontrollit hasëm në student që refuzuan ta bënin këtë gjë duke u arsyetuar se nuk kanë mjete identifikimi.

Nga Shqiponjat e zeza dhe policia iu kemi dhënë kohë disa minuta që të tregojnë se nga vijnë mirëpo nuk dëshiruan ta bëjnë këtë.

Së pari me Policin menduam që ata që nuk tregojnë leternjoftimat të ndalohen kurse pjesa tjetër të kalojnë mirëpo duke parë student nga shtetet mike serbe e shtete që nuk njohin Kosovën si shtet, duke mar parasyshë provokimet që mundë të bëhen, vendosem që autobusi të kthehet nga ka ardhur.

Duke menduar se çdo gjë kaloi, në oren 14:50 i njejti autobuss tenton të hyjë sërish në Prekaz por edhe këtë herë e pamundur pasi që mburoja drejt tij është e pathyeshme dhe deri sa të identifikohen të gjithë ai autobuss nuk do të kaloi në Prekaz.

E cekim sërish që qyteti është në monitorim të plotë nga të gjitha anët prej antarëve të Shqiponjave të zeza andaj mos e mundoni vetën sepse ne nuk lodhemi duke iu dëbuar nga vendi yn.

Ndjesë për studentët që më tė vertetë kan dashur të vizitojnë Prekazin, ne jemi mikëpritës sa herë që ju vini, mirëpo jo për armiqët!” thuhet në njoftimin e grupit Shqiponjat e Zeza- Drenica.

Policia e Kosovës ende nuk ka reaguar për këtë rast.