E largoi nga puna, burri sulmon me thikë ish-punëdhënësin në Prishtinë - NACIONALE

E largoi nga puna, burri sulmon me thikë ish-punëdhënësin në Prishtinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person është arrestuar pasi një mosmarrëveshje më një burrë kosovar lidhur me ndërprerjen-shkëputjen e marrëdhënies së punës.

Të njëjtit janë përfshirë në konflikt fizik duke e goditur njëri tjetrin, ndërsa i dyshuari pasi kishte dalë nga lokali kishte marrë një mjet të mprehtë-thikë dhe kishte goditur viktimën tjetër (m/sh/k) i cili po ashtu ishte i përfshirë në rast, të cilit i ka shkaktuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Më tej, policia bën të ditur se është inicuar rast edhe ndaj babait të dyshuarit për “dhënie ndihmë kryerësit të veprës penale”.

Raporti i plotë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR & Dhënie ndihmë kryesit të veprës

Prishtinë 26.10.2022-22:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull kosovar lidhur me ndërprerjen-shkëputjen e marrëdhënies së punës, të njëjtit janë përfshirë në konflikt fizik duke e goditur njëri tjetrin, ndërsa i dyshuari pasi kishte dalë nga lokali kishte marrë një mjet të mprehtë-thikë dhe kishte goditur viktimën tjetër (m/sh/k) i cili po ashtu ishte i përfshirë në rast, të cilit i ka shkaktuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Po ashtu, në konsultim me prokurorin, edhe ndaj prindit (babait) të dyshuarit është iniciuar rasti “dhënie ndihmë kryerësit të veprës penale”, pasi që mjeti i dyshuar-thika e cila ishte përdorur, gjatë kontrollit është gjetur te i dyshuari-prindi i tij. Rasti është duke u hetuar.

Lajme të ngjashme