E konfirmon Drita: Muharrem Jashari për tre javë jashtë fushës - NACIONALE

E konfirmon Drita: Muharrem Jashari për tre javë jashtë fushës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Drita ka konfirmuar lëndimin e futbollistit të talentuar Muharrem Jashari.

Jashari pësoi lëndim në xhiron e parë ndaj Trepcës '89, derisa pas testeve mjekësore ka rezultuar se ka pësuar lezin të ligamentit të shkallës së dytë.

Kësisoj, Jashari do të jetë jashtë fushës për tre javët e ardhshme.

Postimi i plotë i Dritës pa ndërhyrje:

"Muli do të jetë jasht ekipit për tre javë

Lojtari ynë Muharrem Jashari ka pësuar nje lëndim në ndeshjen hapëse të kampionatit përball ish skuadrës së tij KF Trepqa 89.

Në ekzaminimet e para doli që Muli ka pësuar frakturë dhe ka mbyllur sezonin vjeshtorë, por pas ekzaminimeve shtes rezultoi që Muli ka pësuar lezion të ligamentit të shkallës së dytë që do ta mbaj jashtë fushës vetëm tre javë”, shkroi klubi nga Gjilani.

Lajme të ngjashme