E konfirmon Di Marzio: Vedat Muriqi do t'i bashkohet Club Brugge - NACIONALE

E konfirmon Di Marzio: Vedat Muriqi do t'i bashkohet Club Brugge

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Vedat Muriqi shumë shpejtë do të kompletojë kalimin te gjiganti belg Club Brugge nga Lazio.

Pas një edicioni të shkëlqyeshëm te Mallora, kosovari do të ndryshojë prapë skuadër, këtë herë do të transferohet në Belgjikë.

Gazetari i njohur italian, Gianluca di Marzio ka pranuar se do jetë shitje direkte dhe nuk do të ketë asnjë huazim.

28-vjecari që nuk gjeti vend te Lazio, ishte i shkëlqyeshëm në Spanjë duke shënuar pesë gola dhe dhuruar tre asistime brenda 15 paraqitje.

Ai deri vonë u kërkuar nga Mallorca dhe Galatasaray, mirëpo vlerat që kërkonte Lazio ndikoi që këto klube të tërheqin interesimin.

Ndërkohë, para disa orëve u raportua se Muriqi do të përfitojë 2 milionë euro pagë për një vit, derisa Club Brugge duhet të paguajë 12 milionë euro për shërbimet e këtij të fundit.

Lajme të ngjashme