E konfirmon Bali Muharremaj: Mësuesja me mbulesë kthehet në punë nga e hëna
Mësuesja Remzie Leci nga e hëna do të kthehet në punë, pas vendimit të shkollës “Flamuri i Arbrit” në Suharekë, që ajo të mos punojë më aty për shkak të mbulesës.
Kjo është konfirmuar nga kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili tha se po e respekton kushtetutën dhe ligjet në fuqi.
“Nga e hëna mësuesja ka dalë në punë. Unë po e respektoj kushtetutën dhe ligjet në fuqi”, tha Muharremaj për Express.
Vlen të theksohet se një vendim i tillë ishte marrë më 26 gusht, derisa në opinion janë nxitur reagime të mëdha.