E kanosi kolegun, Gjykata vendos për ish-prokurorin Ali Rexha - NACIONALE

E kanosi kolegun, Gjykata vendos për ish-prokurorin Ali Rexha

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-prokurori Ali Rexha nuk do të guxojë t’i afrohet ish-kolegut të tij, prokurorit Lulzim Sylejmani.

Kjo pasi e kishte kanosur një ditë më parë, për çka edhe u arrestua.

Lajmin për caktimin e kësaj mase e kanë konfirmuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e prokurorit të shtetit dhe të pandehurit A.R i ka caktuar masën e sigurisë Ndalimi për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, ashtu që të pandehurit A.R i ndalohet që t’i afrohet L.S si dhe ndërtesës së Këshillit Prokurorial, në afërsi prej 200 metra”, thuhet në njoftim.

“Kjo masë, sipas këtij aktvendimi, do të zgjasë një (1) muaj, duke filluar nga data 21.07.2022, deri me datë 20.08.2022. Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, përfundon komunikata.

Lajme të ngjashme