E kaluara kriminale e autorit të masakrës në Mal të Zi, që vrau 10 persona - NACIONALE

E kaluara kriminale e autorit të masakrës në Mal të Zi, që vrau 10 persona

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Vuk Boriloviq që dyshohet për kryerjen e masakrës në Cetinje të Malit të Zi, ka pasur të kaluar kriminale.

Sipas medies malazeze CDM, Boriloviq ka pasur katër-pesë raportime në Polici për sjellje të dhunshme në rininë e tij, dhe gjashtë apo shtatë muaj më parë fillimisht verbalisht e më pas e ka sulmuar fizikisht kolegun e tij Marko Lagator.

Pas këtij konflikti, Boriloviq kishte shkuar në shtëpi të kolegut të tij duke ia dëmtuar veturën dhe duke hedhur gurë në drejtim të shtëpisë së kolegut të tij.

Deri më tani, nga Departamenti i Sigurisë në Cetinje, si dhe Policia nuk ka informacione të sakta për të kaluarën e vrasësit të 10 personave dhe plagosjen e 6 të tjerëve.

Lajme të ngjashme