E incizoi të dashurën derisa ishte në gjumë dhe i shpërndau në rrjetet sociale, arrestohet një burrë në Leposaviq - NACIONALE

E incizoi të dashurën derisa ishte në gjumë dhe i shpërndau në rrjetet sociale, arrestohet një burrë në Leposaviq

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar burrë për sulm seksual, fotografim dhe incizime tjera të paautorizuara në Leposaviq.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, i dyshuari e kishte shfrytëzuar rastin derisa viktima ishte në gjumë duke e incizuar dhe duke ia shpërndar në rrjetet sociale.

Raporti i plotë:

SULM SEKSUAL, FOTOGRAFIMI DHE INCIZIMET TJERA TË PA AUTORIZUARA

Leposaviq 16.11.2024-01:00. Dyshohet se viktima f/s, shtetase e Serbisë kishte shkuar në shtëpinë e të dashurit të saj m/k, i cili kishte shfrytëzuar rastin deri sa viktima ishte në gjumë i kishe bërë disa incizime të cilat më pas i kishte shpërndarë në rrjete sociale. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Lajme të ngjashme