E goditi me sëpatë në kokë, policia e arreston pejanin e dyshuar - NACIONALE

E goditi me sëpatë në kokë, policia e arreston pejanin e dyshuar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për veprën penale të vrasjes në tentativë.

Sipas Policisë në Pejë, i dyshuari e ka goditur me sëpatë në kokë një person, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Pejë, me datë 28.02.2024, nga viktima është njoftuar se gjerë sa ishte në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë, ishte goditur me sëpatë në kokë nga një person, me ç ’rast i kishte shkaktuar lëndime. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe ka kryer shikimin e vendit ngjarjes.” – shkruhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme