E gjithë dita me shi, ky është parashikimi i motit për të marten - NACIONALE

E gjithë dita me shi, ky është parashikimi i motit për të marten

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Të reshura shiu priten sonte gjatë natës mbi vend që pushojnë herët mëngjesin e së martës. Gjatë ditës më pas do të mbajë mot kryesisht me vransira, e të reshura shiu priten orëve të pasdites, vende-vende të shoqëruara edhe me bubullima. Reshje të përziera shiu e bore, priten përgjatë viseve më kodrinore, e krejt në zona malore reshje bore.

Temperaturat minimale zbresin deri në 4C e 5C, e ato maksimale mbesin të larta deri në 8C e 10C gjatë ditës.

Vransirat do të dominojnë edhe ditën e mërkurë, me mundësi për reshje shiu, apo edhe shiu e bore nëvise kodrinoro malore. Më shumë kthjellime e diell ditën e premte. Temperaturat zbresin deri në 4C e 5C, maksimalet, e ato minimale edhe -2C.

Cilësia e ajrit në ditët e ardhshme pritet të përmirësohet, ku indeksi qëndron më shumë në vlera të pranueshme, e vetëm orëve të mbrëmjes kalon në të dobëta.

Lajme të ngjashme