E gjeti kuletën me 800 euro dhe nuk e kthehu, arrestohet një i dyshuar
Një i dyshuar është arrestuar pasi e gjeti një kuletë me 800 euro, dhe nuk e ktheu.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Magjistrale Podujevë–Prishtinë, 29.12.2025 – 19:00. Është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar, ka gjetur një portofol në parkingun e një pompe derivatesh që i kishte rënë viktimës mashkull kosovar dhe në të sipas tij kishte para 800 € dhe dokumente. I dyshuari nuk ka raportuar askund gjetjen e parave, ai është identifikuar e arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Viktimës i janë kthyer portofoli me 500 euro para.