E diel me diell dhe temperatura deri në 34 gradë në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të dielën, më 23 gusht, në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë, pa reshje atmosferike.
Sipas parashikimit të IHMK-së, temperaturat do të jenë më të ulëta krahasuar me të shtunën. Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 11 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 29 deri në 34 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.
Sa u përket kushteve biometeorologjike, ato pritet të jenë më të favorshme se një ditë më parë, megjithëse gjatë orëve të mesditës do të vazhdojë të ketë ngarkesë të shtuar termike.
Indeksi UV do të jetë i lartë, ndaj qytetarët këshillohen të shmangin ekspozimin e zgjatur në diell, veçanërisht gjatë orëve kur rrezatimi është më intensiv.