E çuditshme: Kusari-Lila nuk ishte prezent në tubimin për 19-vjetorin e themelimit të VV-së
Lëvizja Vetëvendosje dje ka shënuar 19-vejtorin e themelimit të saj.
Këtë përvjetor, partia në pushtet e ka shënuar me një organizimi të madh, i cili është mbajtur në sallën 1 Tetori.
Aty kanë qenë prezent kryeministri Albin Kurti, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca si dhe deputetë, ministra dhe zyrtarë tjerë të lartë të VV-së.
Prezent kanë qenë edhe dy udhëheqësit e Listës Guxo, Donika Gërvalla dhe Faton Peci, transmeton Nacionale.
Në këtë manifestim nuk është parë shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.
Në profilin e saj në “Faceook”, VV-ja ka postuar dhjetëra fotografi nga ky tubin dhe askund nuk shihet deputetja e VV-së.
Në emër të deputetëve të VV-së në këtë tubim ka folur nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci.
Pas publikimit të bisedës telefonik të Kusari-Lilës më kriminelin serb Milan Radoiçiq, opozita dhe analistë të ndryshëm kanë kërkuar shkarkimin e Kisari-Lilës nga pozita e shefes së Grupit Parlament të VV-së.