E çuditshme: Gjykatësi Kryeziu thotë se po ta dinte se një koleg i tij mer ryshfet, s’do ta lajmëronte në polici - NACIONALE

E çuditshme: Gjykatësi Kryeziu thotë se po ta dinte se një koleg i tij mer ryshfet, s’do ta lajmëronte në polici

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në gjykimin ndaj avokatit Hamdi Jashari, ku gjyqtari Veli Kryeziu dëshmoi të premtën si i dëmtuar dhe dëshmitar, seanca u karakterizua nga fyerje dhe akuza mes tyre, raporton Betimi për Drejtësi.

Ajo që ra në sy gjatë seancës gjyqësore është gati se e pabesueshme. Gjyqtari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Veli Kryeziu që në këtë rast është në rolin e dëshmitarit dhe të dëmtuarit, në një moment jep deklaratë krejt të çuditshme. Derisa po bëhej fjalë se si ai mori vesh sipas tij, për disa para që ishin dhënë për t’a kryer një rast, ai tregon se e ka thirur në telefon gjyqtarin tjetër, që ishte së bashku me të në trup gjykues për rastin në fjalë, në mënyrë që ta dijë a ta lajmëroj rastin në polici apo jo.

Pra, gjyqtari Kryeziu, vet në gjykatë thotë se po ta dinte se ka marrë para shoku i tij gjyqtar, rastin s’do ta lajmëronte fare në polici.

E pyeta thash a mos je i implikuar në këtë rast (gjyqtarin), se nëse ai i i ka marë paret, thash mos t’a lajmëroj në polici…” – thotë ndër të tjera dëshmitari Kryeziu.

Çka thuhet në aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë të ngritur më 1 dhjetor 2023?

Sipas aktakuzës, i pandehuri Hamdi Jashari, në cilësi të avokatit mbrojtës të të dënuarit-kërkuarit Avni Ajruli nga 25 maj 2022 deri më 2 qershor 2022, ka kërkuar drejtpërdrejt dhe pranuar para në shumë prej 8 mijë euro nga Ilmi Ajruli, vëllai i Avniut, me qëllim që i njëjti t’ia japë këtë shumë të parave kolegjit të gjyqtarëve Naser Maliqi, kryetar i kolegjit dhe anëtarëve Aziz Sheqiri dhe Veli Kryeziu.

Në aktakuzë thuhet se këto mjete i janë dhënë të akuzuarit me qëllim që të njëjtit të ushtrojnë ndikim të padrejtë mbi vendimmarrjen e tyre në çështjen penale sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan për ekstradimin e të dënuarit Avni Ajruli për shkak të veprës penale “Vrasje”, sipas nenit 123 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilin person e kërkonte shteti në fjalë për ekstradim, e që një kërkesë e tillë të refuzohet nga kolegji i lartcekur.

Me këto veprime, i akuzuari Jashari akuzohet se ka kryer veprën penale “Ushtrim i ndikimit”, nga neni 424, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndryshe, Nacionale kishte raportuar edhe më parë për sjelljet e çuditshme të gjyqtarit Kryeziu

Lajme të ngjashme