E çuditshme: E gjithë VV-ja e kundërshtojnë aktgjykimin e Kushtetueses, vetëm Murati hesht
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, gjatë verës së kaluar e kishte marrë epitetit e ekspertit kushtetues në VV.
Ndonëse me profesion ekonomist, gjatë verës së kaluar, ai kishte marrë për sipër që të fliste në emër të VV-së për çështjet kushtetuese që adresoheshin nga opozita në Gjykatën Kushtetuese.
Madje, ai ishte njeriu i parë i VV-së që i kundërshtonte aktgjykimet e Kushtetueses të cilat tregonin rrugën për dalje nga bllokada e konstituimit të Kuvendit.
Megjithatë, ai ende nuk ka reaguar ndaj aktgjykimit të Kushtetueses për çështjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, i cili është publikuar dje.
Derisa ky aktgjykim është kundërshtuar nga VV-ja dhe shumë zyrtarë të lartë të partisë në pushtet, Hekuran Murati ka heshtur.
Ai ende nuk e ka thënë asnjë fjali për këtë aktgjykim.