E arsyetoi lajmin skandaloz kundër Nacionales, Beqiri zgjidhet nënkryetar i Bordit të RTK-së
Dje Bordi i RTK-së zgjodhi kryesinë e re. Albulena Mehmeti u zgjodh kryetare, ndërsa Dardan Beqiri u zgjodh nënkryetar.
Gjatë përplasjes së madhe në Bord të RTK-së rreth lajmit skandaloz të mediumit publik kundër Nacionales dhe Periskopit, Mehmeti dhe Beqiri e kishin arsyetuar lajmin.
Madje, Beqiri kishte bërë dy pretendime të çuditshme.
Në procesverbalin e mbledhjes së Bordit të RTK-së, Beqiri pretendonte se lajmi kundër Nacionales e Periskopit mund të jetë i saktë.
“Por është pa emër dhe pa adresë, çka nëse vërtetohet që është i saktë si lajm?” - kishte thënë Beqiri.
Në këtë mbledhje, Beqiri kishte shprehur një tjetër pretendim të çuditshëm, duke e krahasuar RTK-në me BBC-në.
“Ama një fakt nga lajmet BBC që e konfirmon që janë vrarë X ushtarë në ndonjë vend”, ka thënë Beqiri.