Dështon nisja e mësimit tërëditor në Kamenicë, drejtori i Arsimit s’i kthen përgjigje Nacionales
Nisja e mësimit tërëditor në disa shkolla të Kamenicës ka dështuar. Drejtoritë e shkollave kanë njoftuar se deri në krijimin e kushteve të nevojshme, nxënësit do të vazhdojnë mësimin sipas orarit të zakonshëm gjysmëditor.
Nga njoftim, bëhet e ditur se strategjia komunale për mësim tërëditor është pezulluar përkohësisht. Drejtoresha e një prej shkollave ka sqaruar se mësimi do të zhvillohet normalisht, si viteve të kaluara, derisa të ketë vendim dhe kushte konkrete për implementimin e reformës.
Gazeta Nacionale ka tentuar të marrë një qëndrim nga drejtori i Arsimit në Kamenicë, Afrim Dervishi, mirëpo ai nuk i është përgjigjur pyetjeve.