Dyshohet se mes të vrarëve në Mal të Zi ishin katër fëmijë - NACIONALE

Dyshohet se mes të vrarëve në Mal të Zi ishin katër fëmijë

4 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Vuçko Boriloviq, i cili sot në Cetinje vrau një familje të tërë dhe plagosi disa persona, ka qëlluar me pushkë gjuetie, shkruajnë mediat malazeze.

Jozyrtarisht kanë marrë vesh se në mesin e të vrarëve ka edhe katër fëmijë.

RTCG: Gjashtë të plagosur të shtruar në spital

RTCG raporton se gjashtë persona të lënduar janë shtruar urgjentisht në spital - katër në spitalin në Cetinje, dhe dy janë transferuar në Qendrën Klinike në Podgoricë. Mes të plagosurve është edhe një polic.

Pjesa e qytetit në Cetinje ku ndodhi masakra u bllokua dhe u mblodhën një numër i madh i qytetarëve.

Forcat e policisë janë përforcuar në zonë. RTCG raporton deklaratat e dëshmitarëve të cilët thonë se sulmuesi ka ecur nëpër lagje dhe ka qëlluar rastësisht mbi njerëzit që ka hasur. /Nacionale/

Lajme të ngjashme