Dyshohet se merreshin me bixhoz, policia arreston dhjetë persona në Isniq të Deçanit - NACIONALE

Dyshohet se merreshin me bixhoz, policia arreston dhjetë persona në Isniq të Deçanit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës po e vazhdon luftimin e dukurive të jashtëligjshme.

Të enjten në mbrëmje janë arrestuar 10 persona të dyshuar, pasi në një lokal janë zënë duke luajtur bixhoz.

Rasti ka ndodhur na fshatin Isniq të Deçanit.

“Me vendim të prokurorit, të gjithë të dyshuarit, pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa lokali është mbyllur nga inspektorët kompetentë komunalë”, thuhet në raport.

Lajme të ngjashme